Një zog ka përfunduar në motorin e një avioni, i cili ishte nisur nga Barcelona me destinacion Mançesterin. Për këtë arsye, piloti i avionit është detyruar që të bëjë ulje emergjente.
Gjithçka po shkonte mirë për 150 pasagjerët e avionit, por një zog përfundoi në motorin e avionit me të cilin ata po fluturonin dhe jeta e tyre u vu seriozisht në rrezik.
Pasagjerët që ndodheshin në avion kanë treguar momentet e frikshme. Ata janë shprehur se, fillimisht kanë dëgjuan një zhurmë të tmerrshme dhe më pas ata kanë parë tym dhe flakë.
Paul Worley, 28 vjeç, i cili udhëtonte së bashku me të fejuarën është shprehur: “Njerëzit nisën të qanin. Ishte e tmerrshme. Në bord kishte edhe fëmijë”.
Worley ka shtuar: “Kur po uleshim, ndjemë disa të dridhura. Ne nuk dinim se çfarë po ndodhte. Piloti na tha se po bëjmë ulje emergjente, as ai nuk e dinte se çfarë po ndodhte”.
Kathryn Lowe, 28 vjeç ka thënë: “Ishte shumë e frikshme. Unë nuk para qaj, por këtë herë kam shpërthyer në lot”.
Sipas “Daily Mail”, besohet se zogu është thithur nga motori, ndërsa ekuipazhi ka lajmëruar menjëherë zyrtarët e aeroportit. Avioni përfundimisht u ul me sukses, ndërsa në pistë e pritën disa zjarrfikëse që u kujdesën për daljen e sigurt të pasagjerëve.
