Shkolla në Vuthaj rrezikon të mbyllet

НАЈНОВИ ВЕСТИ

​Shkolla fillore katër vjeçare në Vuthaj po rrezikon të mbyllet për shkak se të neglizhencës nga komuna e Plavës dhe institucionet malaziase të cilët përmase tri dekada nuk kanë investuar asnjë cent në këtë shkollë, por edhe për shkak se vuthjanet po i dërgojnë vogëlushet e tyre për të vijuar mësimin në Guci.
Plaga e rëndë e mërgimit po len gjurmët e saja në ardhmërinë e fshatit fole të dijes, fshat që kombit dhe trevës tonë i dhuroj me dhjetëra e dhjetëra intelektual, që me të arriturat e tyre i bën ndër kombit shqiptar, por edhe me inteligjencën etyre në fushën e dijes bën emër me përmasa botërore.
Kështu ka shkruar Esad Gjonbalaj, i cili ka thënë se i tërë ky thesar ka një adresë të burimit, e burimi i pashtershëm i dijes është shkolla fillore katër vjeçare në Vuthaj që këtë vit po rrezikon të mbyllet.
Kjo shkollë ka një histori rreth 100 vjeçare si tempull i dijes dhe mbijetesës së qenies shqiptare në Plavë Guci. Në këtë shkollë dhanë mësim mësuesit e mirënjohur si Josip Rela, Ahmet Rexhepagaj, Hysen Cukaj, Imer Ahmetaj e Brahim Gjonbalaj e shumë e shumë te tjerë. Kjo shkollë po rrezikon të mbyllet për dy faktor kryesor e që njeri fatkeqësisht jemi ne vet vuthjanet të cilët këtë vit shkollor 2015/16 vogëlushet e tyre po i dërgojnë për të vijuar mësimin në Guci dhe në këtë mënyrë po kontribuojnë që numri edhe ashtu i vogël i nxënësve në Vuthaj në katërparalelet të bije në 9 nxënës
Faktori i dyte është se shkolla në Vuthaj qëllimisht është neglizhuar nga komuna e Plavësdhe institucionet malaziase përmase tri dekada duke mos investuar asnjë cent në të, shpresën e mbajmë në komunën e Re të Gucisë”, ka shkruar ai.
Objekti aktual shkollor në Vuthaj është ndërtuar në vitin 1983 dhe financues i ndërtimit ishte Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mirëpo mosmirëmbajtja dhe puna jo cilësore e ka bërë të vetën