Shqipëri – Portugali, fillon shitja e biletave

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Federata Shqiptare e Futbollit, njofton të gjithë tifozët dhe të interesuarit se ka filluar sot online faza e parë e shitjes së biletave për ndeshjen Shqipëri – Portugali, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” më 7 shtator, ora 20.45.
Biletat mund të blihen në linkun “Biletaria Online”FSHF njofton të gjithë tifozët se stadiumi Elbasan Arena është i pajisur me sistemin elektronik të kontrollit të biletave dhe biletat e prodhuara për këtë ndeshje kanë elemente sigurie të nivelit më të lartë, të dukshëm dhe të padukshëm në sy të lirë. Sistemet e kontrollit të biletave në hyrjet e stadiumit janë të kompjuterizuara.