Shqipëri: Sherr në Malësi të Madhe dhe Shkodër

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Edhe pse rezultati i zgjedhjeve vendore të 21 qershorit, dihet tashmë, zyrtarisht procesi nuk mund të quhet i mbyllur nga KQZ, përderisa ende janë disa kuti pa u numëruar për anëtarë të këshillit bashkiak.
Sipas të dhënave nga KQZ kanë mbetur edhe 113 kuti; konkretisht bëhet fjalë për bashkitë; Malësi e Madhe dhe Shkodër, tek të cilat herë pas here ka pasur disa konflikte dhe sherre mes vëzhguesve dhe numëruesve. Sipas administratës së KQZ, situata në këto dy KZAZ është shoqëruar me problematika, gjë që ka vonuar edhe procesin e numërimit.
Edhe kryetarja e KQZ, Lefterie Luzi tha se në këto dy bashki ka pasur probleme që kanë gjeneruar deri në konflikte fizike, dhe faj për këtëështë i vëzhguesvesipas raportimit që kanë bërë inspektorët e KQZ. Luzi tha se nëse situata vijon e tillë atëherë KZAZ duhet të marr një vendim dhe të vendos nga një përfaqësues për koalicion apo subjekt partish.
Nga numërimi i deritanishëm fletëve të votimit, rezulton se PS ka marrë pjesën më të madhe të votave për anëtarë të Këshillave Bashkiakë në disa bashki, e ndjekur nga PD dhe LSI. Partia Socialiste ka marrë 392.656 vota ose 26,19%, PD ka marrë 301.690 ose 20,12%. LSI renditet e treta në rang vendi dhe ka marrë 248.084 vota ose 16,55%. Më pas vjen PDIU me 58.036 ose 3,87%.
Ndërsa sa i përket ndarjes së bashkive, ky proces mbaroi më herët; dhe 61 bashkitë u ndanë n ë mënyrë të tillë; 45 bashki i mori e majta; 14 bashki i mori e djathta dhe 1 bashki në Finiq e mori kandidati i MEGA-s, që përfaqëson minoritetin grek që banon aty.