Shqipëri: Sot heshtje zgjedhore, nesër votohet

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Në Shqipëri po mbizotëron heshtja zgjedhore, e cila u paraprin zgjedhjeve lokale të së dielës.  Është dita kur ligji ia ka lënë zgjedhësve si kohë për reflektim për kë do të votojnë.
Në garë janë 63 parti politike, shumica prej tyre të grupuara në dy koalicionet më të mëdha: Aleanca për Shqipërinë Evropiane, e udhëhequr nga Partia Socialiste, dhe Aleanca për Punë dhe Dinjitet, e drejtuar nga Partia Demokratike. Vëmendja është përqendruar kryesisht te gara për Tiranën, ku rivalë kryesorë janë kandidati i PS-së, Erion Veliaj, dhe ai PD-së, Halim Kosova.
Për drejtuesit e rinj të njësive të reja, kanë të drejtën të shprehen me votë 3 milionë e 370 mijë e 206 zgjedhës./ 21MEDIA