​Shqipëria merr 32 mln dollarë kredi nga Banka Botërore

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Tashmë çdo qytetar shqiptar që kërkon të marrë shërbime apo dokumente të caktuara në institucionet shtetërore, do të bëjë vetëm një kërkesë dhe me pjesën tjetër do të merret vetë administrata publike.
Ky sistem i ri synon të shmang jo vetëm sorollatjet dhe burokracitë që kanë ekzistuar deri më sot në Shqipëri, por edhe korrupsionin.
Aksesi i qytetarëve për shërbimet publike do të lehtësohet falë një marrëveshje të re që Qeveria shqiptare ka nënshkruar sot me Bankën Botërore, ku do të marrë një kredi prej 32 milionë dollarësh për ofrimin dhe digjitalizimin e shërbimeve publike në vend.
Kryeministri Rama u shpreh se me këtë marrëveshje tashmë sportelet nuk do të varen nga institucionet, por do të funksionojnë si institucione me vete, një rrjet i tërë në shërbim të qytetarit, dhe mbi të gjitha do shmanget korrupsioni.
Edhe ministrja e Inovacionit Milena Harito tha se me këtë reformë administratës shtetërore i kërkohet të respektojë rregullat ashtu siç iu kërkohet edhe qytetarëve dhe biznesit.
Ndërsa ministri i Financave Shkëlqim Cani foli pak më në detaje për përfitimet që do të kenë qytetarët nga kjo marrëveshje, ndërsa nënvizoi shkurtimin e kohës për dokumentet dhe shërbimet që kërkohen në sportelet publike.
Shuma e kredisë prej 32 milionë dollarësh do të shlyhet për 20 vite, ku 7 vitet e para janë pa pagesë principali dhe norma e interesit është nën 2 %.