Sindikata e RTK-së: Një objekt i harruar!

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Sindikata e Pavarur i RTK-së përmes një njoftimi ka bërë të ditur se “objekti i RTK- Radios ka disa ditë që ka mbetur pa furnizim me ujë ndërkohë që mbeturinat janë grumbulluar, për disa javë në hapësirat e këtij mediumi.
Kjo situatë po e rrezikon shëndetin e punëtorëve dhe mbarëvajtjen e punës në këtë institucion.
Të alarmuar me këtë gjendje, përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të RTK-së, inspektuan nga afër situatën, me të cilën po përballen punëtorët.
​SPRTK ka arritur të kuptojë që e gjithë kjo situatë është rrjedhojë e mos kryerjes me vite të tëra të obligimeve financiare nga menaxhmenti i RTK-së ndaj ujësjellësit rajonal “Prishtina” dhe kompanisë rajonale për mbeturina “Pastrimi”.
Sipas faturave që i posedon SPRTK, borxhi ndaj mbeturinave në RTK-Radio ka arritur mbi 79 mijë euro
​Ndërsa borxhi ndaj ujësjellësit në RTK-Radio ka arritur mbi 10 mijë euro.
​Problem tjetër është edhe mosfunksionimi i ashensorit në objektin shumëkatësh në RTK-Radio për shkak të mos kryerjes së obligimeve ndaj kompanisë e cila është përgjegjëse për mirëmbajtjen”, thuhet në njoftimin e SPRTK-së.
berllogu ne rtk