Festivali tradicional i muzikës folklorike shqiptare, “Sofra Dardane”, sonte mban natën e tretë dhe finale të edicionit të 13-të vjetor. Në këtë edicion morën pjesë ansamble dhe shoqëri artistike nga shumica e hapësirës shqiptare në Ballkan, nga Mitrovica që hapen festivalin në ditën e parë, Berati, Shkupi, Bajram Curri, Tirana, Gjakova, Komorani, Deçani,, etj.
Sonte, 15 qershor, mbahet nata finale dhe pos performancave të shtatë ansambleve të radhes pritet të jepen edhe çmimet për fituesit e këtij edicioni të “Sofres Dardane”, nga ana e jurisë së festivalit.
“Sofra Dardane” për të trembëdhjetin vit me radhë organizon festivalin e muzikes folklorike shqiptare në datat e pandryshuara që nga fillimi –më 13,14 e 15 qershor. Ky festival është themeluar nga Asgan Haklaj, president i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar.
Radiotelevizioni21 edhe sivjet po përcjell këtë festival dhe për shikuesit e vet do të sjellë një reportazh pikërisht për këtë festival të muzikes e valleve popullore shqiptare. /21 Media
