Sot mbahet samiti urgjent për krizën në Greqi

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kryeministri grek Alexis Cipras sot do të takohet me liderët e vendeve të eurozonës, në përpjekje për të arritur marrëveshje për krizën e borxheve të vendit të tij.
Përpara këtij samiti urgjent në Bruksel, zyra e Cipras ka thënë se ai ia ka prezantuar propozimin e tij Kancelares gjermane Angela Merkel, presidentit francez Francois Hollandë dhe presidentit të Bashkimit Evropian Jean-Claude Juncker, gjatë bisedave telefonike që ta zhvilluar dje.
Zyrtari i Komisionit Evropian, Martin Selmajir ka thënë se propozimi grek është “një bazë e mirë për progres”./ 21MEDIA