Spanja ka fituar minimalisht në transfertë tek Bjellorusia, me golin e vetëm të shënuar nga ylli i tyre, David Silva.
‘Furia e kuqe’ patën një dominim total, por që nuk arritën që t’i shfrytëzojnë rastet e shumta të krijuara.
Përfaqësuesja e Spanjës, renditet në vendin e dytë me 15 pikë të tubuara, 3 pikë më pak se Sllovakia, që sonte mposhti Maqedoninë me rezultat prej 2-1.
