Një spanjoll ka humbur jetën nga goditja e demit gjatë një festivali veror në qytetin Coria, në jugperëndim të Spanjës.
Zëdhënësja e administratës së qytetit, Clara Iglesias ka deklaruar se personi që humbi jetën ka qëndruar pranë gardhit mbrojtës në arenën e qytetit për luftë të demave, kur një prej tyre dy herë e plagosi me brirët përmes gardhit. Në disa portalet spanjolle është publikuar video ku shihet incidenti.
Në njoftimin nga administrata e qytetit theksohet se 43-vjeçari ndërroi jetë nga lëndimet në bark dhe gjoks në spitalin e qytetit.
Festivalet me luftimet të demave organizohen shpesh në Spanjë dhe shumë njerëz lëndohen gjatë tyre. Ngjarja më e njohur në Spanjë ku marrin pjesë demat është gara e demave në festivalin në San Fermino, në Pamplona që zhvillohet në korrik.
