Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar sot se komanda supreme e aleancës ka marrë urdhrin për të përgatitur planin për stacionimin e forcave të aleancës në Poloni dhe në shtetet e Baltikut.
NATO do të stacionojë tanke dhe pajisje për 5 mijë ushtarë përgjatë kufijve të vet verilindor, ka paralajmëruar sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Tanket dhe pajisjet do të dërgohen në Poloni dhe shtetet e Baltikut, ndërsa Stoltenberg këtë masë e vlerësoi si synim për të bindur shtetet anëtare të aleancës nga Evropa Lindore se NATO është e gatshme që t’i mbrojë./21 Media
