Studentët e Prizrenit do t’i bashkëngjitën protestës së OVL-UÇK-së

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Parlamenti studentor i Universitetit të Prizrenit ka paralajmëruar se do t’i bashkëngjitet protestës së organizuar nga OVL e UÇK-së, e cila do mbahet të mërkurën në Prishtinë.
Sipas Parlamentit Studentor të UPZ-së, po bëhet padrejtësi me dënimin që i është bërë luftëtarëve të lirisë së grupit Drenica, të cilët juridikisht janë shumë qartë të pafajshëm.
“Le ta dijë faktori ndërkombëtar se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër si loti dhe çdo tendencë për ta njollosur luftën e pastër të UÇK-së për ne është e papranueshme dhe e tillë do të jetë deri sa të kemi frymë. Andaj, si rezultat i kësaj padrejtësie të madhe që po i bëhet luftës së drejtë të UCK-së në përgjithësi, dhe grupit të Drenicës në veçanti, ne si Parlament Studentor i UPZ-së do t’i bashkangjitemi protestës së organizuar nga OVL e UÇK-së. Po ashtu, i bëjmë thirrje gjithë studentëve të UPZ-së dhe qytetareve të vendit, që të Mërkurën, në sheshin Skënderbe në mënyrë masovike dhepaqësisht, ta shprehim pakënaqësinë tonë qytetare në lidhje me dënimet ndaj ushtarë «ve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” thuhet në një komunikatë të Parlamentit Studentor të UPZ.