Suedia forcon kapacitetet ushtarake

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Përkundër faktit se Suedia nuk është anëtare e NATO-s, Stokholmi zyrtar ka vendosur të forcojë kapacitetet e ushtrisë, për shkak të provokimeve nga ana e Rusisë, ka njoftuar ministria suedeze e Mbrojtjes.
Ministri suedez i Mbrojtjes, Peter Hultkvist, njoftoi sot se vendi i tij do të forcojë kapacitetet e veta ushtarake, si përgjigje ndaj provokimeve të Rusisë.
Hulkvist në një intervistë për mediet suedeze deklaroi se Suedia po shton kapacitetet e veta ushtarake dhe gjithnjë e më shpesh po merr pjesë në manovrat e NATO-s, si përgjigje ndaj manovrave gjithnjë e më të shpeshta provokuese të Rusisë.
Suedia, e cila nuk është anëtare e NATO dhe e cila ka një traditë të gjatë të neutralitetit ushtarak, së fundi mori pjesë në manovrat ushtarake të NATO-s në Baltik, ndërsa në shtator do të përfshihet në manovrat e aleancës që do të zhvillohen në Spanjë.
Hultkvist tha se vendi i tij duhet të jetë realist dhe se në Parlamentin suedez mbizotëron bindja se prania ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Evropë duhet të shtohet.
Këto komente ai i bëri pasi që qendra hulumtuese amerikane, Cepa, njoftoi se Rusia prej 21 deri më 25 mars ka zhvilluar manovra ushtarake, në të cilat ndër të tjera është simuluar edhe invadimi i forcave ruse në ishullin suedez, Gotland./21 Media