Sulm terrorist Turqi, 27 të vdekur dhe 100 të plagosur(video)

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Një shpërthim ka ndodhur sot në qytetin turk, Suruç, në brezin kufitar me Sirinë dhe është raportuar për dhjetëra të vrarë dhe të plagosur. Suruç është një qytet 10 kilometra larg qytetit sirian, Kobani, ku po vazhdojnë luftimet mes pjesëtarëve të Shtetit Islamik dhe forcave kurde.
Ministria e Brendshme e Turqisë ka njoftuar se si pasojë e shpërthimit të një bombe në qytetin Suruç kanë vdekur 27 persona dhe janë lënduar mbi 100 të tjerë.
Mediet turke po spekulojnë se ka shpërthyer një bombë kashtore. Shpërthimi ndodhi në Qendrën Kulturore të Turqisë Juglindore, që gjendet në Suruç, qytet ky rreth 10 kilometra larg qytetit sirian, Kobani. Pasi që Suruçi gjendet afër Kobanit, ku deri së fundi janë zhvilluar luftime të ashpra mes militantëve të Shtetit Islamik dhe forcave kurde, besohet se prapa sulmit të sotëm qëndrojnë xhihadistët.
Së paku 300 pjesëtarë të Lidhjes së Rinisë Socialiste gjendeshin në Qendrën Kulturore në momentin e sulmit, si pjesëmarrës të ekspeditës verore, e cila është paraparë të ndihmojë në rindërtimin e Kobanit./21 Media
https://youtu.be/DUzGG0WXBFg