Një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën pasi persona të armatosur hapën zjarr gjatë natës në drejtim të rojes së sigurisë brenda ambasadës së Nigerit në Egjipt.
Ministria e Brendshme egjiptiane njoftoi se të shtënat kanë ndodhur një orë pas mesnate, ndërkohë që ambasada në Giza ishte e mbyllur. Hetimi është në vazhdim, dhe asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Egjipti kohët e fundit është përballur me një seri sulmesh, në mesin e të cilëve më aktiv janë militantët e DAESH-it. Për shkak të incid
