Është arrestuar një i dyshuar nga Vushtria pasi ai në gjendje të dehur fillimisht kishte fyer zyrtarët policor të cilët ishin duke i shqiptuar atij një tiketë për një kundërvajtje në trafik.
I dyshuari kishte kundërshtuar arrestimin duke i shtyrë zyrtarët policor me duar.
Me këtë rast njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime (gërvishtje) në duar për çka dhe posedon raport mjekësor. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt./21 Media/
