Reperi Kanye West ka shijuar ndoshta ditëlindjen më të bukur të jetës së tij gjatë mbrëmjes së të Hënës falë bashkëshortes së tij Kim kardashian e cila ka shpenzuar plot 110’000 dollarë për të marrë me qira Qendërn Staples, së bashku me basketbollistët e “Lakers” si dhe nxitëset e tifozëve.
Për t’i bërë një surprizë bashkëshortit që sapo mbushi 38-vjeç, Kim i lidhi atij sytë për ta çuar më pas në eventin e madh në Los Angeles. Kanye pati mundësi të luante basketboll me yjet e NBA dhe mes të ftuarve ishin edhe artistë të tjerë si John Legend, Justin Bieber etj. Por Kim nuk është mjaftuar me kaq dhe i ka ndërtuar atij fushën e vet të basketbollit në oborrin e shtëpisë.



