​Takim mbi Partneritetin për Migrim në mes Kosovës dhe Zvicrës

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Takimi i radhës me rastin e zhvillimit të dialogut mbi Partneritetin për Migrim midis Republikës së Kosovës dhe Zvicrës do të mbahet sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme, njoftoi MPB.
Në këtë takim do të marrë pjesë, ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës Skender Hyseni, ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang, një delegacion nga Zvicra i kryesuar nga ambasadori Von Arb, si dhe përfaqësues të MPB-së dhe institucioneve tjera.
Pjesëmarrësit në takim do të diskutojnë një numër çështjesh me rëndësi në fushën e migrimit, që kanë për qellim rritjen e bashkëpunimit midis autoriteteve të Kosovës dhe atyre zvicerane, thuhet në njoftim./Kp/