Tani gjithkund Skype për ueb

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Në fillim të këtij muaji, Microsoft prezantoi versionin e Skype-së për ueb, i cili mund të aksesohet shumë lehtë duke u regjistruar tek Skype.com. Pastaj kompania njoftoi se do të integrojë Skype-n brenda shërbimit Outlook.com.
Fillimisht aplikacioni Skype për ueb në versionin beta u ofrua vetëm për përdoruesit në Britani dhe SHBA. Tani, kompania do ta zgjerojë këtë shërbim edhe më tej. Skype për ueb (Beta) është tani në dispozicion në të gjithë botën. Microsoft njoftoi gjithashtu se përdoruesit e Chromebook dhe Linux mund të përdorin Skype për ueb (në versionin beta) për mesazhet e shpejta.Do të integrojë gjithashtu veçorinë “Skype Translator”, që përkthen fjalë nga një gjuhë në tjetrën në kohë reale, tek aplikacioni kryesor i Skype-së për desktop. Kurse, aplikacioni Skype Modern do të hiqet nga përdorimi dhe do të zëvendësohet nga aplikacionet universale të Windows 10.