Në një botë ideale ndoshta nuk do të kishit patur nevojë për krema të njomjes sepse do të bënit gjumë të rregullt, do të ushqeheshit mirë dhe do të pinit mjaftueshëm ujë. Sigurisht që në atë botë nuk do kishte as ndotje të ajrit, as frikë nga rrezet UV, lëkura juaj do të ishte në formën më të mirë- e hidratuar, e butë dhe e shkathët.
Mirëpo realiteti është se ne jemi duke u bombarduar me radikale të lira gjatë tërë ditës, që e tensionojnë lëkurën tonë dhe e bëjnë të ndijshme, të dëmtohet nga dielli dhe ambient si dhe të mplaket para kohe.
Mirëpo ende është herët të thuhet nëse ju duhet kremë të veçantë për ditën dhe natën, në të shumtën e rasteve nëse hidratuesi juaj përmban antioksidantë, mund t`a përdorni edhe për ditën edhe për natën. Sidoqoftë, ka shumë arsye të mira të konsideroni përdorimin e kremave të veçanta për ditën dhe natën.
Gjatë ditës, lekura juaj është në formatin mbrojtës, bën çmos për të luftuar agresorët e cekur më lartë. Krema juaj ditore është e mbushur me antioksidantë, peptide dhe SPF (faktor i mbrojtjes nga dielli) të përmbajë kasionet e saja mbrojtëse.
Gjatë tërë natës lëkura lëviz në formatin “pushim dhe riparim”, në përshtatje me bioritmin dhe modelet e gjumit tuaj. Qëllimi i një kreme të natës është të ndihmojë lëkurën gjatë këtij procesi, andaj ka të shtuar përbërës që ndihmojnë rigjenerimin e lëkurës siç janë ceramidet të cilat shkaktojnë prodhimin e kolagjenit, vitamina A,C,E ose B5
