Vizita e Ministrit të Jashtëm grek në Prishtinë dhe deklaratat që ka bërë në konferencën për shtyp me shefin e diplomacisë kosovare, Hashim Thaçin, po vazhdojnë të krijojnë tensione të vazhdueshme në mes Beogradit dhe Athinës. Edhe analisti Dushan Janjiq deklaron se Greqia do ta njeh Kosovën për t’ia kthyer borxhin Amerikës. E përditshmja “Blic”, gazeta më e madhe serbe, tash e disa ditë ka nisur një fushatë të vërtetë kundër kryeministrit grek Cipras./21Media
