Një person po kërkohet nga Policia e Kosovës në Klinë pasi ai ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës por nuk kishte arritur të qëllonte.
Policia ka dalë në vendngjarje dhe ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit me ç’rast ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, dy karikatorë me 54 fishekë kal. 9mm si dhe një pushkë gjuetie me 19 fishekë të kalibrit 12 mm. I dyshuari gjendet në arrati.
