Thaçi: Ne do të procedojmë përsëri

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Zv.Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pas përfundimit të seancës së Kuvendit të Kosovës, tha se do të tentohet prapë për ta ndryshuar ligjin për themelimin e Speciales.
“Pas një debati të gjatë të gjerë, dhe jo edhe te lehtë, të ballafaqimit të argumenteve në favor dhe të përpjekjeve politike në disfavor të votimit të kësaj çështje të ndjeshme për të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës, dua të vlerësoj me përgjegjësin më të lart edhe morale edhe politike dhe kombëtare se votimi kundër pamundëson themelimin e kësaj gjykate”, tha Thaçi.
Ai tha se Kuvendi i Kosovës, apo ata që kanë votuar kundër, ia bënë vendit dëmin më të madh.
“Lirisht mund të them se është bërë një shërbim për oponentët, pavarësisë së Kosovës, me ose pa vetëdije. Ne do të procedojmë menjëherë, përsëri, dhe unë kam besim, dua te shpresojë në guximin qytetar, në përku shtimin kombëtar të njerëzve që votojnë. Dhe deputet janë dhe kanë legjitimitetet qytetar për të marr vendime në interes dhe të interesave politike ditore, flas për të gjithë deputet e çdo subjekti politik që kanë votuar kundër”, tha Thaçi i zhgënjyer.