Thaçi pret marrëveshje me serbët të hënën

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, pas bisedimeve me palën serbe u shpreh optimist së të hënën do të arrihen marrëveshje për shumë çështje. Sipas tij takimi nuk ka dështuar.
“Unë pres me optimizëm ditën e hënë. Pres që të finalizohet dhe realizohet marrëveshja për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Poashtu pres që të arrihen marrëveshje edhe për telekomin, energjinë dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve mbi lumin Ibër” ka thënë Thçi në një intervistë për DW. / 21MEDIA