Tani fjalën ka marrë zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, i cili tha se jemi mbledhur për të përfunduar një proces jo të lehë dhe jo të dashur për Kosovën. Kosova ka dy opsione ose të votojë Kuvendi i Kosovës dhe kjo çështje të përfundojë për 5 vite ose nëse dështon votimi atëherë kjo çështje shkon në OKB, e do të zgjate për më shumë se 15 vite. ”Ne duhet te themelojmë ketë institucion ndërkombëtar për t’i ruajtur partneritetin tonë me ndërkombëtare” tha ai. Ai përmendi edhe që hetime të tilla po bëhen që 5 herë por Kosova ka nevojë të lirohet nga kjo hije e zeze që po tentojnë të ia veshin Kosovës.
Ai përfundojë duke bërë thirrje të votohet për dhomat e veçanta, që të tregojmë se lufta jonë ka qenë e pastër e sublime. / 21MEDIA
