Megjithëse ai është një këngëtar, aktor dhe biznesmen shumë i suksesshëm, të qënit baba është gjëja më e mrekullueshme që i ka ndodhur Justin Timberlake.
34 vjeçari e ka pohuar këtë gjë gjatë emisionit “The Tonight Show” mbrëmjen e së mërkurës.
Timberlake është bërë baba për herë të parë në prill të këtij viti me djalin Silas.
“Është gjëja më e mrekullueshme , e pabesueshme dhe mahnitëse që mund ti ndodhë kujtdo.”- tha këngëtari.
Baba i lumtur gjithashtu deklaroi se fjala e parë e vogëlushit 5 muajsh Silas ishte “dada”.


