Dy policë turq u vranë në një sulm në qytetin juglindor Çejlan-pinar, raportuan mediat turke. Sulmi erdhi dy ditë pas shpërthimit vetëvrasës në afërsi të qytetit Suruç në të cilën u vranë 32 persona dhe u plagosën mbi 100 të tjerë. Autoritetet për sulmin vetëvrasës në Suruç, kanë akuzuar ISIS-in që lufton kundër forcave kurde./21Media
