Uashington, ekspozitë me gjërat e humbura në muze

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Muzeu Kombëtar në Uashington ka zgjedhur një ekspozitë interesante për të tërhequr vizitorët. Bëhet fjalë për ekspozitë me gjërat të cilat vizitorët i kanë humbur po në këtë gjatë vizitave të tyre. Ekspozita është quajtur :Plazhi” dhe aty janë eksponuar më shumë se një mijë sende, të cilat nga qershori ishin sjellë në byronë e informacioneve në muze.
“Mund të gjeni gjithçka, nga unaza martesore, sende të trashëguara, stoli, aparate dëgjimi, celularë dhe syze të diellit të brenduara”, tha Kristin Sheldon.
Vullnetarët në muze provojnë t’i bashkojnë kërkesat e vizitorëve me sendet që ata i posedojnë si të gjetura. Ekspozita duket artistike sepse tërë hapësira është mbuluar me 700.000 topa të vegjël plastike. Këtë verë ekspozitën e kanë vizituar më shumë se 180.000 mysafirë.