Ulqin: Të mërkurën nis “Kalimera Poetike 2015”

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Sipas organizatorit, mbrëmjet që do të mbahen në Kalanë e Ulqinit do të nisin të mërkurën, ku hapja do të bëhet nga Ali Salaj, kryetar i SHAI “Art Club”, raporton Kultplus.
Prej 29 deri më 31 korrik do të nis “Kalimera Poetike 2015”, në Ulqin ku përgjatë këtyre ditëve do të prezantohen shkrimtarë, të cilëve do tu kushtohet nga një mbrëmje veç e veç. Sipas organizatorit, mbrëmjet që do të mbahen në Kalanë e Ulqinit do të nisin të mërkurën, ku hapja do të bëhet nga Ali Salaj, kryetar i SHAI “Art Club”, dhe më pas do të jetë mbrëmja me shkrimtaren, Mira Meksi, mbrëmje e cila do të moderohet nga Sazana Çapriqi. Të enjten do të jetë mbrëmja autoriale me shkrimtarin akademik, Luko Paljetak me moderator, Mirash Martinoviq, kurse të premten me shkrimtarin, Fran Camaj ku për krijimtarinë e autorit do të flas Arjeta Ferlushkaj, studiuese e letërsisë.