Van Basten rikthehet te Holanda

НАЈНОВИ ВЕСТИ

“Van Basten ka nënshkruar një kontratë, e cila do të zgjasë deri në fund të korrikut 2018”
Ish-trajneri i ekipit të Holandës, Marco van Basten do të rikthehet në stafin e Kombëtares si asistent i trajnerit Danny Blind. Shoqata Holandeze e Futbollit njoftoi të enjten se van Basten ka nënshkruar një kontratë, e cila do të zgjasë deri në fund të korrikut 2018.
Van Basten ka qenë trajner i ekipit kombëtar të futbollit nga viti 2004 deri në vitin 2008, kur janë luajtur Kupa e Botës (2006) dhe Kamiponati Europian (2008). Ai ka luajtur 58 ndeshje për Holandën gjatë karrierës së tij si sulmues, ndërsa shfaqja e tij më e mirë ka qenë në Kampionatin Europian në 1988-n, kur ekipi i tij triumfoi. Është fitues i tre Topave të Artë dhe i çmimit “Futbollisti i Vitit”.
Blind, i cili zëvendësoi Guus Hiddink më herët gjatë këtij muaji e mirëpriti caktimin e Van Basten, duke u shprehur se “ai sjell eksperiencën më të mirë si lojtar, por edhe si trajner në dy turne kombëtare”