Vazhdon gjykimi kundër Oliver Ivanoviq

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës në veri të këtij qyteti, do të vazhdojë sot gjykimi kundër liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviq dhe katër serbëve të tjerë të akuzuar për krime lufte ndaj popullatës shqiptare gjatë viteve 1999-2000 në veri të Mitrovicës.
Gjatë seancës së sotme pritet të dëshmojë Agon Ajeti, i cili aktualisht jeton në Suedi dhe prindërit e të cilit kanë dëshmuar më herët përmes videolinkut.
Katër të akuzuarit e tjerë janë Dragolub Delibashiq, Ilia dhe Nebojsha Vujaçiq, si dhe Aleksandar Llazoviq, ndërsa trupin gjykues ndërkombëtar e përfaqëson gjykatësja nga Rumania, Roksana Komsha.