Japonezi i cili ishte i njohur si personi më i vjetër në botë dhe kështu ishte i regjistruar në Librin Gines të Rekordeve, ka vdekur në një spital në Tokio në moshën 112 vjeçare.
Mësuesi në pension Sakari Momoi i lindur më 1903, vdiq në spital, pas problemeve në veshka, njoftoi personeli mjekësorë. Mediat lokale japoneze në transmetim e këtij lajmi theksuan se si Momoi në një shtëpi pleqsh ishte që nga viti 2013, dhe se shëndeti i tij ishte i mirë.
Ky ish-profesor i kimisë bujqësore në gusht 2014 u regjistrua zyrtarisht në Librin Gines të Rekordeve si njeriu më i vjetër në botë pas vdekjes së polakut, i cili vdiq në moshën 111 vjeçare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Momoi gjatë jetës së tij gjithashtu ka shërbyer si drejtor i shkollave të mesme publike në prefekturën Saitama dhe Fukushima në Japoni.
