Vdesin duke mbajtur dorën njëri-tjetrit

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Dashuria është ajo që e mban gjallë jetën , dhe të bën t’i harrosh vitet !
Janë takuar për herë të parë në një ballo në vitin e largët 1945 dhe kanë kaluar bashkë gjithë pjesën tjetër të jetës së tyre. Kanë ndërruar jetë pas 65 vitesh martesë, në një distancë prej 40 minutash nga njëri-tjetri, në spital. As vdekja nuk mundi të ndajë lidhjen e fortë që ekzistonte mes 89 vjeçarit Italvino Possa dhe gjysmës së tij, 80 vjeçares Diva Possa.
Kanë marrë për herë të fundit frymë duke mbajtur prej dore njëri-tjetrin në një spital në Mbretërinë e Bashkuar, ku stafi iu ka ofruar mundësinë të flinin pranë njëri-tjetrit.