Vdiq Nehat Qena

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Në moshën 79-vjeçare, sonte, ka vdekur Nehat Qena. Qena ka lindur më 31.12.1936 në Mitrovicë dhe kishte të mbaruar Fakultetin e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe.
Për shumë vjet kishte punuar në gazetën “Rilindja”, ku kishte mbajtur rubrikën satirike “Thumbi”. Një kohë ka qenë edhe redaktor i shtojcës për radiotelevizion në kuadër të Redaksisë së kulturës.
Pas luftës për disa vjet Qena ka punuar në gazetën “Koha Ditore” si lektor dhe një kohë ka mbajtur edhe rubrikën satirike “Një grusht miza”.Kohëve të fundit ka punuar si lektor në RTV21.
Nehat Qena ishte anëtar i familjes që ka nxjerrë emra të njohur artistësh.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot, në varrezat e Prishtinës, në orën 17:00.