Veseli: Barazi ose shkëputje – ky ishte vullneti politik i asaj kohe(VIDEO)

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën solemne për nder të 25 vjetorit të Deklaratës Kushtetuese të Kosovës e cila u lexua me 2 korrik 1990. Në hapje të seancës, kryeparlamentari Kadri Veseli, ka thënë se ndihet i nderuar në sallën e Kuvendit janë deputetët të cilët kanë qenë prezent në vitin 1990 me leximin e kësaj deklarate. Një fjalë rasti në seancën solemne për nder të 2 Korrikut ka mbajtur edhe Ilaz Ramajli, i cili në vitin 1990 ka qenë kryetar i Kuvendit. Ramajli edhe një herë ka rikujtuar ditën kur para 25 vjetësh delegatëve të asaj kohe nuk iu lejua futja në sallën e Kuvendit nga ana e policisë serbe. Përkundër kësaj, sipas Ramajlit para dyerve të mbyllura dhe nën qiellin hapur shpallën Deklaratën Kushtetuese me të cilën Kosova merr të drejtën për vetëvendosje./21Media
Deklaratë e Kadri Veselit, Kryetar i Kuvendit

Deklaratë e Ilaz Ramajlit, Ish – kryetar i Kuvendit