Me një zhurmë mediatike ditë më parë u reklamua një iniciativë e Komunës së Prishtinës që ta rikontrukotojë një pjesë të rrugës kryesore, atë afër Hotelit Grand Prishtina. Madje u tha se do të jete diçka moderne, e paparë!
Dhe, filluan me disa lopata, pastaj kazma në trotuare, erdhën dy-tri makineri, e gërryen asfaltin.Kur pritej që punimet të merrnin hov(pse jo edhe në ndërresën e dytë), ngeli një bager, disa punëtorë, një trotuar që tash s’ekziston më kurse këmbësorët ecin të rrezikuar nga automjetet që u shkojnë për skaj.
“Para dimrit do të kryhen punimet”, janë premtimet e Komunës së Prishtinës.
Të shpresojmë se kështu do të ndodh, sepse një cope rrugë ka qenë dashur të kryhet me shpejtë e pse jo edhe më herët, me fillimin e pranverës…/ 21 Media
