Deri në orën 23:00 të mbrëmjes së sotme Policia ka mundur të kap 12 persona, kryesisht adoleshentë të moshave 17 deri në 21 vjeç, të cilët mendohet se janë pjesë e grupit dhe kanë lidhje me sulmin e mëngjesit ku mbeti i vrarë efektivi i Forcave Renea, Ibrahim Basha.
Në fakt vetëm 1 prej tyre është arrestuar ndërsa 11 të tjerët janë vetëdorëzuar, duke pretenduar se nuk kanë asnjë lidhje me atë se çfarë ndodhi sot në mëngjes.
Policia e Shtetit ka angazhuar rreth 450 forca të RENEA-s, FNSH dhe policisë lokale, në operacionin për kapjen e personave që qëlluan me armë mbi efektivët e RENEA-s.
Ndërkaq nga policia janë identifikuar 21 shtetas, si të dyshuar për sulmin dhe që aktualisht lëvizin të armatosur në brendësi të fshatit Lazarat, të cilët janë shpallur në kërkim.
Shtetasit e shpallur në kërkim janë:
1. Arbion Aliko, 20 vjeç
2. Alban Aliko, 18 vjeç
3. Bervin Basho, 22 vjeç
4. Edmond Boci, 48 vjeç
5. Zhaklin Derxho, 18 vjeç ( i vetedorezuar)
6. Xhuljano Nuri, 22 vjeç (i vetedorezuar)
7. Gurim Skënderi, 29 vjeç ( i vetedorezuar)
8. Xhemal Gjini, 18 vjeç
9. Fatmir Gërveshi, 20 vjeç ( i vetedorezuar)
10. Gerald Bime 17 vjeç (i vetedorezuar)
11. Jeton Kalemi, 21 vjeç (i vetedorezuar)
12. Rustem Mahmutaj, 20 vjeç (I vetdorëzuar)
13. Albon Meçi, 20 vjeç ( i vetedorezuar)
14. Denis Mahmutaj, 19 vjeç ( i vetedorezuar)
15. Xhemil Gjolleshi, 20 vjeç ( i vetedorezuar)
16. Sinan Rabaj, 30 vjeç ( i arrestuar)
17. Eligent Basha, 21 vjeç ( i vetedorezuar)
18. Albi Mahmuti
19. Sevo Shurdhi
20. Endush Aliko
21. Ani Hiri
