Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, do të protestojë nesër kundër krijimit të Gjykatës Speciale.
Kreu i kësaj organizate Xhavit Jashari, thotë se assesi nuk mund të pajtohen me faktin e krijimit të Speciales. Jashari, në emisioni “CLICK” të televizionit tonë tha se nuk i besojnë kësaj gjykate ndërkombëtare, duke shtuar se me krijimin e Speciales po i merret një pjesë e sovraniteti shtetit. / 21MEDIA
