Një skriptë nga libri “Fifty Shades of Grey” i autores EL James është vjedhur dhe kësisoji mund të dalë në treg.
Policia tanimë ka nisur një investigim rreth kopjes e cila mund të dalë në shitje në tregun e zi. Tanimë rreziku qëndron nëse kopja mund të shumëzohet dhe më pas të plagjiarizohet.
Origjinali i “Fifty Shades of Grey” ka shitur mbi 125 milionë kopje në tërë botën, ndërsa krejt së fundmi ka ardhur edhe filmi me të njëjtin titull, i cili nuk u prit fort mirë nga shikuesit në mbarë rruzullin.
