Vlora gati të mirëpresë turistët në këtë sezon

НАЈНОВИ ВЕСТИ

​Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë ka çelur së fundmi zyrtarisht edhe sezonin turistik 2015.
Këtë lajm e konfirmon edhe vetë Ministria e Kulturës e cila në adresën e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook” me anën e një status të veçantë ka njoftuar se Parqet Arkeologjike Amantia, Finiq, Orik dhe objektet e tjera të vizitueshme si Kalaja e Kaninës, Kalaja e Porto Palermos, Manastiri i 40 Shenjtorëve, Sinagoga, Kalaja e Himarës, Manastiri i Mesopotamit janë të hapura për turistët gjatë gjithë sezonit turistik në orarete martë-e diel, ora 09:00 – 14:00 dhe 17:00 – 20:00.
Pas ndërhyrjeve restauruese, apo mirëmbajtëse dhe mbikëqyrjes së vazhdueshme nga ana e specialistëve të DRKK-së, monumentet e trashegimisë kulturore vlonjate janë tashmë krenarë dhe gati të mirëpresim turistët nga vendi dhe jo vetëm, të cilët këtë vit do të kenë mundësinë të vizitojnë nga afër ambientet dhe historinë që ofrohen.
Një ndër destinacionet që sugjerojnë specialistët e DRKK-së Vlorë është Manastiri “Burim Jetëdhënës” ose “Stavridhit”, që sipas legjendës uji dhe ikona, shërbyen si fillesat e këtij manastiri, i cili mendohet se i ka fillesat rreth 700 vjet më parë.