Kuvendi i Kosovës votoi që votimi për ndryshimin e amendamentit Kushtetues të shkoi në mënyrë të hapur në formë elekronike.
U shqyrtua kërkesa e deputetit Nait Hasani, për të votuar fshehtë. Ai kërkoi votën e deputetëve për votim të fshehtë.
Deputeti nga LDK, Ismete Beqiri, nga ana tjetër tha se nuk kemi arsyeje për të shkuar në votim të fshehtë, ai propozoi të votohet më votim elektronik.
Fjalën e mori më pas Glauk Konjufja nga VV, i cili tha se Ismet Beqiri në këtë formë po tenton t’i kërcënojë deputetë të partisë së tij. Sipas Konjufces duhet të merret seriozisht propozimi i Hasanit.
Deputetja e AAk-së, Donika Kadaj- Bujupi, po ashtu tha se më së mirë do të ishte të mos votohet aspak kjo Speciale por pasi po votohet, ne jemi që votimi të shkojë në votim të fshehtë, përfundoi ajo.
Ndersa Fatmir Limaj nga Nisma, tha se për ta nuk ka kurrfarë lidhje a shkohet në votim të hapur apo të mbyllur sepse ata nul do ta votojnë fare.
Në fund u votua për mënyrën e votimit ku u vendos që 60 janë kundër votimit të fshehtë 46 janë për dhe 2 abstenime. / 21 MEDIA
