Edi Rama, shoqëruar nga bashkëshortja, Linda, votoi në fshatin Surrel të Tiranës.
Ndryshe nga vitet e tjera, kryeministri Edi Rama voton në një tjetër qendër votimi, në Surrel, pranë banesës së re. Ai hodhi votën, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama, rreth orës 10.30 në shkollën “Ymer Lala”.
Pas votimit, ai kishte këtë apel.
“Unë u bëj thirrje të gjithëve që të dalin dhe të votojnë. Duke votuar sot, marrin pjesë në një proces historik të vulosjes së një reforme historike për Shqipërinë, reforma territoriale.
Pavarësisht se për kë votojnë, të gjithë ata që votojnë janë qytetarë të mirë, që meritojnë respekt. Kush nuk voton, nuk ka të drejtë të ankohet”, tha Rama.
I pyetur se si ndjehet tani që voton në fshat, ai tha: “Ndjehem si katundar me fat. Nuk ka më katundarë dhe qytetarë, janë të gjithë të barabartë nga qendra deri në fshatin më të largët”.
