​VV për Kushtetuesen: “Vendi i Krimit!”

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë organizuar një aksion simbolik para objektit të Gjykatës Kushtetuese, me të cilin rast ata kanë vendosur shirita paralajmëruese me mbishkrime “Vendi i Krimit!” dhe “Këtu falsifikohen dokumente!”.
Disa prej aktivistëve madje kanë pasur edhe dialog verbal me njërën prej pjesëtareve të Policisë së Kosovës, e cila ishte vendosur para derës së gjykatës.
Ata duke ngjitur këto shirita kanë tentuar ta bllokojnë hyrjen e objektit të kësaj gjykate, ndërsa nuk ka pasur incidente. Pas aksionit simbolik aktivisti i VV-së Nol Nushi tha se kanë dalë për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj shkeljeve të Gjykatës Kushtetuese.
Sipas Nushit, ky institucion tashmë po jep vendime vetëm në të mirën e PDK-së, dhe është shndërruar në shkelësin kryesor të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
“Ky institucion do të duhej të ishte i tillë që mbron kushtetutshmërinë e Kosovës mirëpo kohët e fundit Gjykata Kushtetuese tashmë e PDK-së është shndërruar në shkelësin kryesor të kësaj Kushtetute” ka thënëNushi
Rasti që e ilustron më së miri këto shkelje të kësaj gjykate,sipas Nushit është rasti i falsifikimit të nënshkrimit të gjyqtarit ndërkombëtar Robert Carola, i cili sipas tij është bërë për interesa, dhe se është hasur në shkelje të pozitës zyrtare.