Agjenti i Axel Witsel ka bërë të ditur se klienti i tij e ka pranuar ofertën e Milanit.
Mesfushori belg ka qenë qe një kohë në radarin e Rossonerëve dhe tash gjërat duket sa kanë përparuar.
Përfaqësuesi i lojtarit, Riccardo Napolitano, i ka thënë televizionit Antenna 3 se Milani është i gatshëm të shpenzojë 20 milionë euro, mirëpo Zeniti kërkon edhe dhjetë më shumë.
“Në fillim Axel nuk ishte i bindur nga propozimi i Milanit, sepse po kërkonte një klub që luante në Ligën e Kampionëve”.
“Megjithatë, Rossonerët ishin insistues dhe në fund lojtari i tha po ofertës së tyre”.
“Tash ata duhet t’i kënaqin kërkesat e Zenitit”, ka theksuar agjenti.
