Mashkulli më i bukur në botë quhet Rogier Warnawa dhe vjen nga Eindhoven. 24-vjeçari hollandezë ia ka dalë të triumfojë në finalen e “Man Universe Model 2015”, një prej konkurseve më prestigjoze të bukurisë mashkullore.
Finalja e mbajtur në 21 Qershor në Republikën Domenikane ka pasur në total 40 konkurrent, mjaftueshëm të bukur gjithashtu.
Në qendër të suksesit të tij: “Shumë ushtrime por mbi të gjitha vëmendje ndaj ushqimit”- ka shpjeguar Rogier pas fitores.

