Zhbogar: Jam i zhgënjyer

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në Kosovë Samuel Zhbogar, ka thënë se ndihet shumë i zhgënjyer nga zhvillimet që kanë ndodhur në Kuvend.
Zhbogar këtë deklaratë e ka thënë pas përfundimit të seancës ku deputetët nuk i votuan ndryshimet kushtetuese që do i hapnin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.”Jam i zhgënjyer me rezultatin e seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës. BE-ja është njoftuar për votimin negativ lidhur me ndryshimet kushtetuese të cilat do ta kishin mundësuar krijimin e Dhomave Speciale të Kosovës dhe Zyrës së Prokurorit Special. Kosova nuk ka alternativë tjetër përpos që t’i trajtojë supozimet serioze që dalin nga raporti i vitit 2011 të Këshillit të Evropës. Në këtë mënyrë BE-ja do të vazhdoi të punojë me institucionet e Kosovës përkitazi me konfirmimin e zotimeve që dalin nga Letër këmbimet 2014.”