Zjarri përfshinë një banesë në Prishtinë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Një banesë është përfshirë nga zjarri në rrugën “Rrustem Statovci”, në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur sot në mesditë, ku më të parë zjarrin një banore e banesës ka lajmëruar njësitin e zjarrëfikësve, të cilët kanë dal menjëherë që ta shuajnë zjarrin.
Banorja tregon që ishte duke punuar në lokalin e saj poshtë kur e pa zjarrin i cili kishte kapluar banesën në katin e dytë.
Ajo shprehet se ky zjarr mund të ketë ardhur si pasojë e mos kujdesisë së banorëve.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka deklaruar që zjarri ka ardhur si pasojë e prishjes së një ventilatori në banjo dhe se fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale.