Juventusi ka konfirmuar ndërmjet faqes zyrtare se klubi ka arritur marrëveshje me Atletico Madridin për transferimin e Mario Mandzukic. Sulmuesi kroat kreu në mëngjes testet mjekësore me Zonjën e Vjetër, ndërsa tani është zyrtarizuar kalimi i tij në Juventus.
Juventusi mund të zyrtarizoj transferimin e Mario Mandzukic nga Atletico Madridi për 19 milionë euro në një kontratë katër-vjeçare. Vlerat e lojtarit mund të rritet ende duke u bazuar në arritjet e tij gjatë viteve të ardhshme, shkruhet në faqen zyrtare të Juventusit.
