Formularët e 780 zyrtarëve të lartë ose 20% e listës totale prej 3900 vetëve, që e kanë bërë deklarimin e rregullt vjetor, do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë nga Agjencia kundër korrupsionit. Kjo pas hedhjes së shortit që bënë gazetarët prezentë në konferencën e Agjencisë.
AKK nuk ka qasje për hetimin e pasurisë së zyrtarëve tanë në Shqipëri
Deputetja më e re e Kuvendit, Teuta Rugova, deputetët, Duda Balje, Margarita Kadriu, Sllobodan Petroviq, Gëzim Kelmendi, ministrat, Mahir Jagxhëllar dhe Memli Krasniqi, janë vetëm disa nga emrat e zyrtarëve publikë që do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë. Këta janë formularët e 780 zyrtarëve të lartë, ose 20 përqindëshi i listës totale prej 3900 zyrtyarëve, që, sipas shortit do t’u kontrollohet në mënyrë të plotë pasuria. Hedhjen e shortit e bënë gazetarët./21 Media
Hasan Preteni, drejtor i Agjendcisë Kundër Korrupsion
Sylë Hoxha, ish kryeprokuror i shtetit
